Kushtetuesja nuk pranoi të vlerësoj kushtetutshmërinë e “Amnistisë” për 27 prillin

Gjykatësit kushtetues nuk do të hapin procedurë për kushtetutshmërinë e Ligjit për amnisti përmes të cilit u amnistuan pjesëmarrësit në incidentin e Kuvendit më 27 prill të vitit 2017. Është hedhur poshtë iniciativa e avokates Jashevska, e cila ka kontestuar nenin 2 të ligjit, nën arsyetimin se Gjykata Kushtetuese vecmë u prononcua lidhur me këtë çështje muajin e kaluar kur e shqyrtoi iniciativën e ish drejtorit të Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov.

Marketing

Gjykatësit kushtetues nuk do të merren as me iniciativën e Todor Petrov, nga Kongresi Maqedonas Botëror, i cili konteston në tërësi Ligjin për amnisti që u miratua në vitin 2018.

Një vendim të këtillë kanë sjellë shumica e gjykatësve, pasi gjatë paradites së sotme dy iniciativat u gjetën para Kushtetueses. Me Ligjin për amnisti kah fundi i vitit 2018 u liruan nga akuza deputetët e koalicionit të VMRO-DPMNE-së, si dhe një pjesë e organizatorëve të protestës

Marketing