Ballina Lajme Kosovë Kushtetuesja pezullon dekretin e Thaçit për emërimin e Hotit kryeministër

Kushtetuesja pezullon dekretin e Thaçit për emërimin e Hotit kryeministër

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka pezulluar dekretin e presidentit Hashim Thaçi për emërimin e Avdulla Hotit si Kryeministër.

Marketing

Lajmi konfirmohet nga burime të Gjykatës Kushtetuese për Ora News.

Ndërkohë, edhe avokati i Ramush Haradinajt, Arianit Koci njoftimi përmes një postimi në Facebook se dekreti është pezulluar.

Ai ka thënë se Kosova nuk po mundet me një qeveri e jo më me dy.

Ditën e djeshme presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një konferencë për mediat ka thënë se ka dekretuar Avdullah Hotin, kryeministër të Kosovës.

Nuk dihet se çfarë do të ndodhë me seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga LDK-ja ditën e nesërme për votimin e qeverisë së re.

Marketing
Exit mobile version