Kushtetuesja shfuqizoi një pjesë të nenit 9 të Rregullores së Agjencisë së Medias

Gjykata Kushtetuese shfuqizoi Nenin 9 paragrafi 6 në pjesën: “edhe personat e angazhuar në bazë të kontratës në vepër apo kontratës autoriale” nga Rregullorja për kushtet minimale teknike, hapësinore, financiare dhe kadrovike për marrjen e licencës për transmetim për radio dhe televizion. (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”) Nr. 172/2014 dhe Nr. 76/20150, të përfshirë në lëndën Referat U.nr. 32/2022.

Marketing

Në dispozitën e plotë të miratuar nga ana e Këshillit të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele thuhet: “Si persona të punësuar, konsiderohen personat në marrëdhënie pune me orare të plotë tek radiodifuzeri dhe personat e angazhuar në bazë të marrëveshjes në vepër apo marrëveshjes autoriale. Në këtë rast Këshilli i ASHMAA-së i ka tejkaluar autorizimet e saj të parapara në Ligjin për Shërbime Mediatike, Audio dhe Audiovizuele, në mënyrë që në dispozitën kontestuese ka paraparë një kategori të re “personat e angazhuar në bazë të marrëveshjes në vepër apo marrëveshjes autoriale, e cila në fakt nuk përfshihet në kategorinë e personave të punësuar, që paraqet predispozitë kushtetuese dhe e cila si e tillë aspak nuk ekziston në Ligjin për shërbime audio dhe audiovizuele, dhe as në ligjin për marrëdhënie pune.

Sipas Gjykatës Kushtetuese, Këshilli i Agjencisë së Mediave duke u lëshuar në operacionalizimin e dispozitave të Ligjit për Marrëdhënie Punë dhe Ligjit për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, autorizimin e dhënë nga Neni 62 Paragrafi 6 nga Ligji, në të cilin përveç të tjerash është paraparë që t’i përpunoj kushtet kadrovike, e ka përdorur në drejtim të rregullimit burimorë të çështjeve që nuk janë kompetencë e saj dhe është në kundërshtim me ligjin.

Marketing