Marrëveshja e Prespës është marrëveshje e rëndësishme dhe e favorshme për Greqinë dhe për rajonin dhe do të marrë shumicë të deputetëve në Parlamentin grek, tha ministri grek i Detarisë, Fotis Kuvelis në intervistën për programin e parë të radios shtetërore greke.
“Vlerësimi im është, por do të thoja edhe bindje se Marrëveshja e Prespës, është një marrëveshje veçanërisht e rëndësishme dhe volitshme për Greqinë dhe për rajonin më të gjerë dhe do të kalojë. Vlerësimi im është se numri i deputetëve në Parlamentin grek të cilët do të votojnë për Marrëveshjen e Prespës, gjithsesi nëse gjithçka përfundojnë, siç është paraparë në vetë marrëveshjen, vlerësimet e IRJM-së, shumica do të sigurohet edhe nga deputetët të cilët i takojnë SYRIZA-s”, tha Kuvelis.
Siç lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina, ministri grek ka thejsuar se pozicionet e Panos Kamenosit, për planin B është qëndrim personal i partnerit të koalicionit në Qeveri.
“Është e qartë se zoti Kamenos, Grekët e Pavarur, marrin pjesë në Qeveri, bashkëpunojnë dhe do të bashkëpunojnë edhe krahas asaj që në ditët e fundit ishte shprehur nga ana e Kamenosit, kjo nuk është zgjedhje politike qendrore e Qeverisë në çështjet në politikën e jashtme. Ky është mendim personal i zotit Kamenos”, sqaroi ministri i Detarisë së Greqisë.
Lidhur me atë nëse do të kalonte në Parlament propozimi eventual për votim të mosbesimit të Qeverisë para se marrëveshja të vijë për ratifikim, Kuvelis sqaroi se bëhet fjalë për dy çështje të ndryshme dhe dy procese të ndryshme. Ministri i Detarisë së Greqisë, shfaqi bindje se edhe Qeveria do të merre besim dhe Marrëveshja e Prespës do të ratifikohet.