Kuvendi tashmë ka filluar seancën për pyetjet e deputetëve.
Në fillim të kësaj seanca, deputetë treguan se a janë të kënaqur ose jo me përgjigjet e pyetjeve që ua parashtruan ministrave në seancën paraprake.
Pas kësaj, deputetët vazhduan me parashtrimin e pyetjeve në kuadër të seancës së sotme.
Seanca e pyetjeve të deputetëve, erdhi pasi paraprakisht u miratua rendi i ditës së seancës së 36-të me radhë, në kuadër të së cilës ishin edhe ligjet për pakot ekonomike.