Faza e tretë e ndryshimeve kushtetuese filloi me shqyrtimin e propozim-amendamenteve të Qeverisë për ndryshimet Kushtetuese dhe propozim-ligjit për zbatim të ndryshimeve kushtetuese. Për deri sa nga deputetët që mbështetën nismën për ndryshime në fazën e parë janë parashtruar shtatë amendamente për ligjin kushtetues, VMRO-DPMNE-ja njoftoi se do të bojkotoi pjesën tjetër të procesit.
Kemi vendosur që të mos marrim pjesë në fazat e mëtejme në procesin që më shumë është farsë se sa e drejtë dhe ky është procesi për ndryshim të Kushtetutës. Vetë e patë se debati për të ashtuquajturit amendamente u bazua në nënshkrimin e amendamenteve që më herët ishin dakorduar nga ana e ministrit Dimitrov dhe kolegut të tij në Athinë.
Është më e madhe ishte farsa e të ashtuquajturit debat publik në të cilin ministrat qeveritar diskutuan me ekspertët pro-qeveritar”- tha Antonio Milloshovski, deputet i VMRO-DPMNE-së.
Pushteti, nga ana tjetër, vazhdon procesin për ndryshim të Kushtetutës.
Do të jap gjithçka nga vetja që të mos bie në nivelin e sulmeve të cilat janë të egra dhe shpesh bazohen në ndryshim të tezave, ofendime, shpifje dhe mallkime dhe mendoj se duhet të paktën për një gjë të biem dakord; të gjithë e duam Maqedoninë, të gjithë duam që të jetë më e lumtur, më e suksesshme dhe më e fortë, askush nuk ka dyshime mbi identitetin e tij, zgjodhëm që gjuha maqedonase të mbetet gjuhë maqedonase”- theksoi Nikolla Dimitrov, ministër i Jashtëm.
Partitë politike kanë dorëzuar 7 amendamente për ligjin për zbatim të amendamenteve kushtetuese. Pjesa më e madhe propozojnë alternativa për bërjen e dallimit të qartë mes shtetësisë dhe përkatësisë etnike të qytetarëve, gjë për të cilën shumica pajtohet që duhet të gjendet një zgjidhje. Ndërkohë deri më 31 dhjetor, deputetët do të mund të dorëzojnë edhe amendamente për propozim-amendamentet kushtetuese. Debati në komision do të vazhdojë të mërkurën në mesditë.