Kuvend, Gashi me 5 nënkryetarë, formohen 21 komisione

Përbërja e re parlamentare do të ketë pesë nënkryetarë, pasues të ish-nënkryetarëve të përbërjes së vjetër parlamentare, Goran Misovski dhe Hysni Ismaili. 84 deputetë miratuan propozimin e kryeparlamentarit Afrim Gashi, pa debat dhe kundërshtime, i cili hyn në fuqi me publikimin në gazetën zyrtare.

Marketing

“Gjithsej votuan 84 deputetë, prej tyre për propozim-vendimin votuan 84 deputetë, kundër dhe të përmbajtur nuk ka asnjë deputet. Konstatoj se Kuvendi e miratoi vendimin për përcaktimin e numrit të nënkryetarëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.”, – deklaroi kryeparlamentari, Afrim Gashi.

Kuvendi zgjedh nënkryetarët nga radhët e deputetëve.

Njëkohësisht, u formuan 21 komisione, si trupa të përhershëm për shqyrtimin e propozim-ligjeve dhe akteve të tjera juridike, monitorimin e zbatimit të akteve juridike, si dhe për hetimin e çështjeve nën juridiksionin e Kuvendit.

Kryetarët, nënkryetarët dhe anëtarët e komisioneve zgjidhen nga radhët e deputetëve, kurse numri i anëtarëve të secilit komision caktohet veçmas