Kuvend, miratohet Ligji për Zhvillim të Barabartë Rajonal

Me 50 vota “për” asnjë kundër dhe 23 të përmbajtur Kuvendi miratoi ligjin për zhvillim të barabartë rajonal. Koalicioni ASh-AAA u deklarua kundër miratimit të këtij ligji pasi që janë të bindur se i njëjti do të thellojë akoma ë shumë hendekun zhvillimorë midis rajoneve.

Marketing

Nga 14 amendamentet që parashtruam asnjë nuk u miratua deklaroi deputeti i këtij koalicioni, Elmi Aziri. Sipas tij, zgjidhja e re ligjore nuk ofron asgjë tjetër veç forcon rolin e qeverisë në vendim-marrjen e saj për mjetet.

“Ne jemi kundër këtij koncepti të këtij ligji  për shkak se jemi thellë të bindur i cili i paraprinë strategjisë së re për zhvillim të barabartë rajonal, strategjisë 10 vjeçare do ta thellojë edhe më tej hendekun zhvillimorë mes komunave duke i dhënë përparësi komunave urbane. Me këtë ligj fatkeqësisht do të vazhdojë hendeku zhvillimorë, do të thellohen pabarazitë në shpërndarjen e mjeteve buxhetore me kritere të cilat do t’i vendos Qeveria.”,- tha Elmi Aziri nga ASH-AAA.

Por, deputetët e VMRO-DPMNE-së opozitare ndonëse votuan të përmbajtur u shprehën të kënaqur që shumica ka pranuar 3 nga 5 amendamentet që kanë parashtruar.

“Për këtë zgjidhje ligjore opozita parashtroi 5 amendamente thelbësore nga të cilat ministri tregoi gatishmëri dhe pranoi 3 amendamente për ligjin dhe mendoj se ka përmirësim të kësaj zgjidhje ligjore. Prandaj apeloj deri te shumica se opozita edhe kur parashtron më shumë amendamente ndërto ka amendamente konkrete që do të përmirësojnë zgjidhjet ligjore.”,– u shpreh Nikolla Micevski nga VMRO-DPMNE.

Kryeparlamentari, Talat Xhaferi, ftoi deputetët për dialog pasi që siç u shpreh ai krijon mundësinë e votimit të ligjeve me konsensus.

Marketing