Kuvendi nuk miratoi interpelancën e për ministrin e punëve të brendshme Spasovski, të propozuar nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa. Paraprakisht deputetët e opozitës shqiptare kërkuan përgjegjësi nga Spasovski për ikjen e ish kryeministrit Nikolla Gruevski dhe ish shefit të DSK-së Sasho Mijallkov, skandalin me pasaporta dhe çështje të tjera.
Por, ministri i Punëve të Brendëshme Oliver Spasovski, konsideron se interpelanca është e pakuptimtë pasi Mijallkovi tashmë është në burg.
Sipas tij MPB po arreston kriminelë të mëdhenj dhe të gjithë që janë në konflikt me ligjin.