Kuvend, opozita kundërshotoi rendin e ditës

Me shumë vërejtje, kërkesa për tërheqjen e pikave të caktuara nga rendi i ditës si dhe përplasje midis deputetëve të opozitës dhe kryeparlamentarit Talat Xhaferi nisi seanca e sotme e kuvendit. Nga 39 pikat e vëna në rendin e ditës, sipas opozitës, 17 prej tyre nuk janë shqyrtuar në komisionet amë, 13 pa nevojë propozohen me procedurë të shkurtuar apo u vehet flamuri europian.
“Bëjmë listë të të gjitha ligjeve me të cilat keqpërdoret flamuri europian dhe do ta dprëzojmë pranë zyrës së Komisionit Europian. Nuk e kemi të qartë se si kryeparlamentari një herë ka menduar se një ligj duhet të shkojë në procedurë të shkurtuar dhe në një moment thotë se të njëjtit ligj duhet ti vehet flamuri europian dhe me procedurë të shkurtuar.”, tha Gordana Siljanovska Dafkova, deputete e VMRO – DPMNE-së.
“Kryetari I parlamentit nuk është propozues të ligjeve. Kjo është pjesë e kulturës suaj dhe tani e tutje as që u regjistroj kur gjuani me fjalë, pasiqë qëllimet janë të qarta.”, tha Talat Xhaferi, kryeparlamentar
E Majta kundërshtoi vënien në rend dite që me  procedurë të shkurtuar të votohet version i ri për regjistrimin e popullsisë, pa u tërhequr propozimi paraprak.
“Kemi dy ligje. Unë nuk kam marrë njoftim me shkrim se ligji paraprak është tërhequr që të kryej punën dhe të ndërhyjë. Pas seancës që zgjati 21 orë , ju keni tërhequr propozimin, por ne nuk e dimë këtë. Kjo është e patolerueshme dhe rrezikshme.”, tha Borisllav Krmov, deputet i së majtës.
“Propozuesi ka të drejtë të tërheq propozim ligjin në çdo moment derisa nuk mbaron debati për ligjin. E dyta nuk ëhstë kush që të tërhiqet një projekt ligj dhe të lëshohet tjetër projket ligj.”, tha Talat Xhaferi, kryeparlamentar.
Nuk u votua as kërkesa e deputetit të ASH-së Halil Snopçe për heqje nga rendi I ditës të propozim ligjit pë huamarje në bankën botërore për zhvillimin e arsimit në vend.
“Ky propozim ligj më tepër është si një makiazh që prej ashtë duket si një fasadë që shkëlqen, por besoni që është e kalbur nga brendia.”, tha Halil Snopçe, deputet i ASH-së.
Në këtë seancë si pikë e parë e rendit të ditës është vënë e porpozimi I deputetëve të shumicës parlamentare për përzgjedhjen e re të komisionit shtetëror të zgjehdjeve.
Marketing