Vuçiç: Serbia e gatshme t’i dërgojë vaksina edhe shqiptarëve në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se Serbia do të vazhdojë të kujdeset qytetarët e saj në Kosovë. Gjatë një konference për shtyp Vuçiç tha se Serbia është e gatshme të dërgojë vaksina edhe për shqiptarët.

Marketing

“Ne do të vazhdojmë të kujdesemi për njerëzit tanë në Kosovë dhe ne jemi të gatshëm t’u dërgojmë ilaçe dhe vaksina edhe shqiptarëve, thjesht mos na ndaloni dhe thoni se kemi ofenduar dikë,” shtoi Vuçiç.

Vuçiç gjithashtu deklaroi se dërgesa e vaksinave në veri të Kosovës, nga ana e Beogradit, nuk përbën shkelje të marrëveshjes së Brukselit.

Fillimi i vaksinimit të popullatës në veri të Kosovës kundër COVID-19, me vaksina të dërguara nga shteti serb, ka nxitur reagime në Kosovë.

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj Stublla, that ë hënën se hyrja ilegale në Kosovë e disa produkteve farmaceutike nga Serbia “përbën shkelje flagrante të Marrëveshjes për Vulat Doganore dhe asaj për Njohjen Reciproke të Certifikatave Farmaceutike”.