Komisioni për çështje të rregullores së Mandatit dhe Imunitetit, sot do të diskutojë në lidhje me heqjen e imunitetit të ish-kryeministrit të Maqedonisë Nikolla Gruevski.
Ai vendosi që të arratiset me qëllim që të evitojë vuajtjen e burgut, në bazë të vendimit të plotëfuqishëm në rastin ‘Tanku’.
Seanca e Komisionit të Kuvendit është thirrur në bazë të pesë kërkesave të Gjyqit Penal në Shkup, në të cilën kërkohet miratimi i paraburgimit për Gruevskin, ku në mungesë të tij vazhdojnë edhe procedura tjera gjyqësore.