Kuvend, seanca e fundit kaloi nën tension dhe përplasje pozitë-opozitë

Edhe seanca e fundit e Kuvendit ku ishin të parapara pyetje të deputetëve, kaloi nën tension dhe përplasje në mes pozitës dhe opozitës. Fillimisht deputeti i VMRO-DPMNE-së, Igor Janushev, pyeti ministrin e Brendshëm, Oliver Spasovski, për zbardhjen e hetimeve dhe dyshimeve në rastin e fundit të vrasjes së Vanjës.

Marketing

“Për 9 vite nuk kemi ndërmarrë asgjë me çka për fat të keq në fund rezultoi me likuidimin tragjik të të dy bashkëkombësve tanë nga të cilët njëra prej viktimave është vajza 14 vjeçare. Për këtë shkak i shkrova dhe i potencova faktet. SMPB në Veles më datë 24.11.2023 i informojmë të gjithë në MPB se Panço Zhezhovski për herë të fundit është parë në oborrin e tij nga ana e fqinjëve të tij më datë 22 nëntor rreth orës 11:00. Po ashtu është theksuar se vetura e Panços Citroen BX nuk gjendet askund, ndërsa Pançoja kishte udhëtuar nga oborri i tij me të njëjtën veturë dhe këtë e ka konstatuar Policia në raportin e datës 22 nëntor.”, – deklaroi deputeti i VMRO-DPMNE-së, Igor Janushev.

Por, ministri i MPB-së, Spasovski, theksoi se në vend që opozita të dërgojë fjalë miradie për punën që është bërë në zbardhjen e rastit, i cili në kohë rekord është zbardhur, ato mundohen edhe në këtë ta kritikojnë.

“Efikasitetin e MPB-së që për 6 ditë ta përmbyllë gjithë këtë e cila ka ndodhur dhe të zbardhen autorët e krimit, është efikasitet të cilën nuk mund ta njollosni assesi dhe me kurrfarë pamflete politike, sepse këtë nuk mund ta njollosin as anketat të cilat i keni kryer në partinë tuaj për këtë rast. Ju i dini rezultatet e kësaj ankete, prandaj nuk i bëni publike. Ju, deputet Janushev, keni qenë shumë i heshtur derisa për ju kishte raste për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ku ishit edhe të dënuar me dy vite burg me kushte për autobusët kinez, por ju duhet të tregoni edhe si u bëtë pronar i pronave të patundshme nga viti 2009 deri në vitin 2012.”, – theksoi ministri i MPB-së, Oliver Spasovski.

Pjesë e pyetjeve të deputetëve ishte edhe çështja e shpronësimit të tokave të banorëve të fshatrave Banjicë e Poshtme dhe e Epërme, në ndërtimin e korridorit 8, aksi rrugorë Gostivar – Kërçovë, të cilëve përveç 130 mijë metrave katror, të cilat i janë shpronësuar në mënyrë të padrejtë dhe duke shkelur nenin 15 të ligjit për shpronësim të tokave i janë shpronësuar edhe 54 mijë metra katror tjera, për të cilat zërin në Kuvend e ka ngritur deputeti, Bejxhan Ilas.

Por, për këtë pyetje, deputeti do të informohet me shkrim, ndërsa pjesë e pyetjeve ishte edhe subvencionet që ndahen për prodhuesit e duhanit, ku kryeministri Kovaçevski theksoi se për herë të parë për këtë kategori po ndahen plotë 26 milionë euro.

Marketing