Kuvend/ Takim Xhaferi- Bërns

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, sot në kabinetin e tij e pranoi ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sh.S. Kejt Mari Bërnz me bashkëpunëtorët e saj.

Marketing

Në takim, Kryetari Xhaferi shprehu falënderim për mbështetjen që ambasada amerikane dhe SHBA ia japin Republikës së Maqedonisë së Veriut, me ç’rast theksoi se për ne është me rëndësi  thelbësore fokusi i mbajtur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendit tonë dhe rajonin në tërësi.

Kryetari Xhaferi e informoi ambasadoren Bërnz për angazhimin e pritur të Qeverisë së re në drejtim të pandemisë dhe masave për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve, për masat ekonomike për mbështetjen e popullatës dhe përgatitjen e strategjisë për fillimin e negociatave për anëtarësim me Bashkimin Evropian, si tre prioritete kryesore të veprimit. Ai po ashtu foli edhe për aktivitetet e planifikuara të Kuvendit deri në fund të këtij viti.

Ambasadorja Bërnz e përgëzoi Kryetarin Xhaferi për zbatimin e suksesshëm të zgjedhjeve parlamentare, për formimin e institucioneve dhe për rizgjedhjen e tij në funksionin e Kryetarit të dhomës ligjvënëse. Ajo theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut ka arritur përparim të konsiderueshëm për një periudhë të shkurtër, sidomos në fushën e integrimit euroatlantik. Shkëlqesia e saj tha se me rëndësi kyçe është që në Kuvend të formohet mbështetje sa më e gjerë për realizimin e qëllimeve strategjike, veçanërisht në aspekt të NATO-s dhe anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ajo nënvizoi se njëlloj të rëndësishëm janë edhe lufta kundër korrupsionit, çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë nacionale dhe prejardhjen e investimeve, si edhe nxjerrja e Ligjit për antidiskriminim.

Në fund të takimit, u vlerësua se të dy vendet si partnerë strategjik, do të vazhdojnë me bashkëpunimin e frytshëm si edhe deri tani.

Marketing