Në kuadër të dialogut “Jean Monnet” ka realizuar takim grupi i punës që ka për qëllim shqyrtimin e rregullores së Kuvendit që ka për qëllim efikasitetin e punës së kuvendit.
Në takim nuk kanë marrë pjesë përfaqësuesit e opozitës maqedonase, ata të VMRO-DPMNE-së dhe të “Majtës”
“VMRO-DPMNE dhe e majta nuk kanë marrë pjesë, përfaqësuesit e partive tjera kanë qenë prezent dhe është diskutuar për përcaktimet e normave nga neni 132 deri në nenin 166 që nënkupton shqyrtimin e procedurës së rregullt në lexim të parë dhe të dytë dhe janë dhënë mendime dhe vlersime dhe sqarime për sankcionim të alternativave të mundshme për afatet që përshkruhen në nenet përkatëse për punën e trupave punues dhe gjithsesi janë dhënë mendime dhe vlersime për alternativat e mundshme nëse në të ardhmen parlamenti bllokohet në mënyrën si bllokohet aktualisht me mospunën e trupave punues” – tha Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.
Koordinatori i Grupit Parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski ka deklaruar se nuk morën pjesë në takim për shkak se nuk janë konsultuar për ditën dhe orarin e takimit dhe të angazhimeve të planifikuara më parë.
“VMRO-DPMNE dhe koalicioni nuk janë konsultuar për të dakorduar për datën e saktë dhe kohën e organizimit për vazhdimin e procesit ‘Jean Monnet’. Dëshiroj të mohoj disa media se VMRO-DPMNE nuk po bojkoton absolutisht jo. VMRO-DPMNE-ja është më aktive në procesin ‘Jean Monnet’ për votimin e ndryshimeve në rregulloren e punës. Pse ishte planifikuar sot kur thamë se kishim angazhime të planifikuara më parë nuk e di” – u shpreh Koordinatori i Grupit Parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski.
Për mos pjesëmarrjen e opozitës maqedonase, kreu i kuvendit Talat Xhaferi me përgjigje.
“Për faktin që opozita nuk kaqenë prezente këtu, qëllimi nuk është që zgjidhjet e mudshme të bëhen pa prezencën e tyre, arsyet pse nuk janë nuk i di por për mënyrën dhe për aspektin e trajtimit dhe shqyrtimit të neneve përkatëse në mënyrë përkatëse do të jenë të informuar ndërsa supozoj se përfaqësues të tyre gjegjësisht këshilltarë nga grupet parlamentare nga VMRO-DPMNE kshte present dhe besoj se kanë marrë shënimet e duhura” – theksoi Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.
Ky grup pune duhet të punojë në drejtim të arritjes të zgjidhjeve të mundshme me konsenzus që duhet të përcaktohen me rregulloren e punës së parlamentit dhe eventualisht miratimin e rregullores së re, theksoi Xhaferi