Kuvend, vazhdon mungesa e kuorumit

Kuvendi ka vazhduar të përballet me mungesën e kuorumit teksa nuk kanë munguar edhe akuzat dhe kundër-akuzat midis pushtetit dhe opozitës për mosmbajtjen e seancave.

Marketing

Shumica parlamentare ka akuzuar opozitën se po i bën obstrukcion punës së kuvendit, ndërsa nga VMRO-DPMNE theksojnë se shumica parlamentare është përgjegjëse për sigurimin e kuorumit.

“Nëse mendoni se është në rregull të merrni shpenzimet e udhëtimit, e të shihni në monitor që mungojnë dy deputetë dhemë ps të mos hyni brenda dhe nëse nuk është obstrukcion për miratimin e ligjit, atëherë unë do të kërkoj falje para opinionit maqedonas. Ju zotërinj po pengoni miratimin e këtij ligji” – tha Ilija Nikolovski, nga Partia e Pensionistëve.

“Unë nga kjo foltore publikisht do të them,mos mendoni se se VMRO-DPMNE do t’ju krijojë kuorum, nëse jeni shumicë qeverisëse dhe nëse keni harmoni mes jush në koalicion, sigurojini vetes kuorum” – u shpreh Dragan Kovaçki nga VMRO-DPMNE.

Në vend se të diskutohen raportet e Avokatit të Popullit, Këshillit Gjyqësor dhe Komisionit Shtetëror kundër Korrupsionit, vendosen pika të tjera në rendin e ditës që vendosen akuzojnë nga VMRO-DPMNE, por kryetari i kuvendit i prerë, sipas tij nuk lejohet marrja e shpenzimeve të udhëtimit pa hyrë në sallë.

“Kërkoj një orë pauzë që të shihni se ku po gaboni, mblidhuni këtu 61 në rradhë dhe më pas të vazhdojmë” – tha Eli Panova nga VMRO-DPMNE.

“Do të marrni një orë pushim ke ardhur. Keni ardhur dhe jeni firmosur dhe do të marrni shpenzimet e udhetimit pastaj do të më tregoni per imazhin e shtetit” – deklaroi Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.

Kryeparlamentari Talat Xhaferi të premten kërcënoi se do ta shpërndajë Kuvendin nëse deputetët vazhdojnë të mungojnë në seanca.