Debati parlamentar për pyetje deputetësh në Kuvend, përplasi LSDM-në dhe VMRO-DPMNE-në për projektet shqiptare. Deputeti i VMRO-DPMNE-së opozitare, Vllatko Gjorçev nuk harroi që edhe kësaj radhe të pyes kryeministrin Zoran Zaev se çfarë ka bërë deri më tani për shqiptarët të cilët e sollën në pushtet.
Zotëri Zaev, Likova po shpërngulet, gjithashtu edhe Kumanova. Në Haraçinë fituat 3000 vota, por nesër të ketë zgjedhje, për shkak të fiaskos nga kryetarja e juaj në atë komunë, Milikije Halimi nuk do të arrini t’i merrni as 1000 vota. Në Haracinë nuk ka siguri, shiheni telegramin e sigurisë që i referohet asaj komune por edhe në Çair, Tetovë, Likovë, Kërçovë etj”- theksoi Vllatko Gjorçev, deputet i VMRO-DPMNE-së.
Kryeministri Zaev duke u mbrojtur me konceptin një shoqëri për të gjithë, përmendi disa nga projektet që Qeveria ka nisur dhe planifikon t’i nisë në komunat shqiptare.
Shqiptarët janë të kënaqur nga kjo Qeveri. E duan vendin e tyre sepse ky vend kujdeset më shumë se sa në të kaluarën ndaj tyre si qytetar të barabartë të këtij vendi”- theksoi Zoran Zaev, kryeministër.