Kuvend, zgjedhja e kryerevizorit shtetëror dhe interpretimi autentik për faljen

Kërkesa për dhënien e interpretimit autentik për nenin 11 të Ligjit për falje, e shtruar prej deputetëve Sashko Kostov dhe Dime Vellkovski dhe zgjedhja e kryerevizorit shtetëror janë vetëm një pjesë e 73 pikave të rendit të ditës së seancës së 123-të që duhet të mbahet sot.

Marketing

Në kuadër të seancës deputetët duhet t’i shqyrtojnë edhe pikat për zgjedhjen e zëvendësve të Avokatit të Popullit dhe të kryerevizorit shtetëror si edhe për publikimin e shpalljeve për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit për Parandalimin dhe mbrojtje nga diskriminimi.

Në rendin e ditës së kësaj seance janë edhe disa ratifikime dhe ligje në lexim të parë dhe të dytë, si edhe ligjet me procedurë të shkurtuar. Një pjesë e propozimeve ligjore janë për harmonizimin me Ligjin e ri për kundërvajtje, gjegjësisht uljen e gjobave.

Marketing