Për sot pasdite në orën 17 në Kuvend është caktuar vazhdimi i seancës kuvendore në rend dite të së cilës, mes tjerash, janë edhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për mbrojtje.
Në seancë, përveç këtij ligji, në rend dite janë edhe rreth tridhjetë zgjidhje ligjore, midis të cilave edhe ndryshimet në Kodin zgjedhor i propozuar nga grup i deputetëve për një njësi zgjedhore, lista të hapura dhe përfaqësim të barabartë gjinor, për të cilët janë parashtruar disa mijë amendamente.
Për miratim të ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për mbrojtje duhet të sigurohet shumica e dy të tretës.
Në rend dite të kësaj seance, mes tjerash është edhe propozimi i plotësuar i ligjit për Akademi për gjykatës dhe prokurorë publik.