Kuvend,dështon debati për Spitalin modular dhe aksidentin me autobus

Pushteti bojkotoi debatin e Komisionit Hetimor për aksidentin e autobusit në Bullgari si dhe zjarrin në spitalin modular në Tetovë, duke pamundësuar zhvillimin e debatit. Opozita shqiptare fajësoi shumicën se ik nga përgjegjësia për zbardhjen e së vërtetës.

Marketing

“Me bojkotimin e kësaj mbledhjeje, përsëri pushteti dëshiron që ta përgjum popullin, që të vendos një ndjenjë letargjie fatkeqësisht. Ne jemi zëri i popullit këtu dhe populli duhet të flasë këtu. Ata familjarët kanë të drejtë morale dhe elementare që të dinë se çka ka ndodhur, që të kërkojmë përgjegjësi, të dimë të vërtetën e jo të ikim prej së vërtetës.”,- tha deputeti i ASh-së, Halil Snopçe.

“Çdo mungesë e deputetëve të opozitës në komisione ose seanca plenare është manifestim politik por nuk mund të jetë bllokadë e punës së komisioneve dhe të seancave plenare për shkak se shumica e ka shumicën dhe puna e institucioneve mund të zhvillohet normal. Në momentin që shumica parlamentare bllokon pikërisht punën e komisionit anketues, në këtë rast çka mund të themi për qasjen e shumicës parlamentare, përveçse e ka humb rrugën në oborrin e vet.”,- theksoi deputeti i Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli.

Edhe deputetët e VMRO–së akuzuan për fshehjen e së vërtetës nga qytetarët.

“Pushteti nuk ka ndërmarrë asgjë deri më sot. Kjo do të thotë se e sheh përgjegjësinë e saj, është e vetëdijshme se ka ndonjë në mesin e tyre që është fajtor, andaj nuk dëshiron që opinioni ta dëgjojë të vërtetën.”,- u shpreh deputetja e VMRO–DPMNE-së, Eli Panova.

“Njerëz, ky është vendi ku ne duhet të flasim. Nëse u sulmojmë mbroni veten, nëse na sulmoni të mbrohemi dhe të gjithë të dalim me argumente sa u takon temave. Deri kur pushteti do të ik nga problemet me të cilat përballemi në përditshmëri.”,- theksoi deputetja e VMRO–DPMNE-së, Ane Llashkovska.

Koordinatori i grupit parlamentar të VMRO–DPMNE–së Micevski kërkoi nga kryetari i Komisionit si dhe anëtarët që sa më shpesh të mblidhet komisioni hetimor dhe opozita të veprojë e bashkuar ndaj kërkesave të qytetarëve në zbardhjen e të gjitha krimeve.

Marketing