Kuvendi do ta fillojë seancën e 21-të plenare

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot duhet ta fillojë seancën e tij të 21-të, në të cilën në rend dite janë më shumë se njëzet ligje, disa prej të cilave u paraqitën nga deputetët nga pushteti dhe opozita. Pritet që lista e pikave të plotësohet përpara përcaktimit të rendit të ditës.

Marketing

Deputetët duhet të deklarohen për nevojën për miratimin e dy ligjeve me procedurë të shkurtuar edhe atë: Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për financimin e njësive të vetëqeverisjes lokale dhe Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërtim.

Deputetët gjithashtu duhet të deklarohen për ndryshimet në Ligjin për banim, ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për sistemin hekurudhor, Ligjin për veprimtari komunale, Ligjin për shërbimet postare, Ligjin për shtetësinë e Republikës së Maqedonisë, ndryshimet në Ligjin për emrin personal dhe të Ligjit për regjistrimin e vendbanimit dhe qëndrimit të qytetarëve, të ndryshimeve dhe plotësimeve në Ligjin për shoqëritë tregtare, të Propozim-ligjit për sigurinë e përgjithshme të produkteve, të Propozim-ligjit për fitofarmaci, ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për kartën e identitetit, si dhe Ligji për pasaportat e shtetasve të Republikës së Maqedonisë dhe të Ligjit për sigurinë në trafikun rrugor, të gjitha në leximin e parë.

Në propozim të opozitës në rend të ditës janë edhe plotësimet në Ligjin për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet infektive, në leximin e parë.

Nga ana tjetër, deputetët nga shumica qeverisëse, parashtruan ndryshime dhe plotësime në Ligjin për kujdesin shëndetësor, Ligjin për arsim të lartë, Ligjin për marrëdhëniet e punës, Ligjin për nëpunësit administrativ dhe Ligjin për punët e brendshme, të gjitha në leximin e parë.