Kuvendi do ta mbajë seancën e 131-të

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do ta mbajë seancën e 131, në rend dite të së cilës janë një numër i madh i ndryshimeve dhe plotësimeve të ligjeve në shumë fusha.

Marketing

Siç është paralajmëruar, deputetët do të debatojnë për Propozimin për zgjedhjen e një anëtari të Këshillit shtetëror për parandalimin e delikuencës së të miturve, për propozim-vendimin për dërgimin e një pjesëtari të Armatës të Republikës së Maqedonisë së Veriut për të marrë pjesë në operacionin paqësor në BE “Altea” në Bosnjë e Hercegovinë”.

Në rend dite janë edhe Propozim-vendime për dërgimin e pjesëmarrësve të Armatës në operacionin paqësor “Mbështetje vendimtare” në Republikën Islamike të Afganistanit, për të marrë pjesë në operacionin paqësor “EUTM RCA” në Republikën e Afrikës Qendrore, për të marrë pjesë në operacionin paqësor të Organizatës së Kombeve të Bashkuara “UNIFIL” në Republikën e Libanit.

Në agjendën e seancës së 131 janë edhe Propozim-ligji.