Kuvendi do të mbajë dy seanca plenare

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë dy seanca plenare. Në kuadër të seancës së 33-të, deputetët do të debatojnë me procedurë të shkurtuar për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbikëqyrjen inspektuese.
Në rendin e ditës të seancës së 27-të është vetëm një pikë – Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes për Instrumentin ndërmjet Bashkimit Evropian, përfaqësuar nga Komisioni dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, përfaqësuar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut. Marrëveshjet e veçanta për zbatimin e mbështetjes së Unionit për Republikën e Maqedonisë së Veriut, në përputhje me Instrumentin e Reformës dhe Rritjes.

Marketing