Kuvendi do të zgjedhë zëvendësministër të Shëndetësisë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do ta mbajë seancën e 120-të në të cilën duhet të zgjidhet zëvendësministri i Shëndetësisë.

Marketing

Kuvendi për zëvendësministri të ri të Shëndetësisë e propozon Armend Arsllanin, specialist i Urologjisë në Fakultetin e Mjekësisë në UKIM, i cili më parë ka punuar si mjek i mjekësisë së përgjithshme në Spitalin e Specializuar të Nefrologjisë në Strugë.

Arslani duhet të vijë në vendin e Asim Musës, i cili dha dorëheqje nga funksioni pas skandalit se ka marrë ryshfet nga një pacient nga Shqipëria për t’i mundësuar operacion në Strugë

Marketing