Kuvendi e miratoi ligjin për inspektoratin për zbatimin e ligjit për gjuhën Shqipe

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi Ligjin për Inspektoratin për përdorimin e gjuhëve. Deputetët e opozitës maqedonase kërkuan që miratimi i këtij ligji të prolongohet në kohë të pacaktuar, deri në marrjen e raportit final nga Komisioni i Venecias, për shkak të lidhshmërisë së kësaj zgjidhjeje me ate të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, informon INA. Sipas opozitës maqedonase, Komisioni Venecias ka vërejtjet për ligjin për gjuhët dhe andaj duhet pritur raporti. Por partitë në pushtet theksuan se Ligji për inspektoratin për përdorimin e gjuhëve po miratohet me qëllim të të mbikqyrjes së Ligjit për përdorimin e gjuhëve. Ky propozim ligj i përgatitur nga Ministria e Drejtësisë rregullon mënyrën e inspektimit, përzgjedhjen e Inspektorëve. Në nenin 22 të të njëjti parashikohen gjobat 300 deri ne 500 euro për të gjitha institucionet qe nuk ju mundësoje qasje inspektorëve ne materialet që duhet të inspektojnë. Ndërsa gjoba nga 100 deri ne 200 euro për drejtuesit e atyre institucioneve. Ndërkohë që për të gjitha institucionet që nuk do të respektojnë dispozitat e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve do të shqiptohen gjobat e parashikuara në ligjit e gjuhëve dhe që variojnë nga 4000 deri në 5000 euro euro për personat juridik dhe 30% e kësaj shume për drejtuesin e institucionit. Më Inspektoratin do të udhëheqë drejtori, i cili zgjidhet përmes një konkursi publik për një mandat 4 vjeçar, me të drejtë rizgjedhje.

Marketing
Marketing