Kuvendi edhe nesër do të debatojë për ndryshime kushtetuese

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë nesër në orën 12:00 do ta vazhdojë seancën, në të cilën debatohet për konfirmimin e nevojës nga propozimi i Qeverisë për ndryshime kushtetuese për implementimin e Marrëveshjes së Prespës midis Maqedonisë dhe Greqisë.

Marketing

Në ditën e dytë të debatit, Elizabeta Kançeska-Milevska nga VMRO-DPMNE-ja tha se ka mosrespektim të kryetarit, dispozitave ligjore nga Kushtetuta dhe Rregulorja e Kuvendit gjatë arritjes së marrëveshjes me Greqinë.

“Nëse do të shkohej sipas ligjit edhe si deputetë do të dinim çka përmban marrëveshja. Ju e kufizuat edhe mundësinë për të debatuar përmes vendosjes së marrëveshjes së Komisionit për çështje evropiane. Kjo solli tani që deputetët të duhet të vendosin dhe edhe vetë Referendumi dëshmoi se gabimisht është zhvilluar procesi”, tha Kançeska-Milevska.

Theksoi se fakt është se Referendumi ishte i pasuksesshëm dhe sado që të tentojmë, shtoi, nuk mund t’i ndryshojmë numrat të cilat janë fikse dhe dihen.

Në replikë, kryeministri Zoran Zaev porositi se procesi i negociatave me Greqinë është zhvilluar në mënyrë më transparente deri më tani dhe për çdo hap është informuar shefi i opozitës, liderët e partive më të mëdha politike dhe presidenti i shtetit, deri në kornizat me të cilat janë prishur strategjitë negociuese.

“Negociatat i fillojmë në nëntor, ndërsa deri në fund të muajit prill kemi pasur bashkëpunim të shkëlqyer. Të gjitha takimet që i patëm i shfrytëzuam që të informohemi mes vete. Në prill na u tha negocioni dhe nëse dakordoni diçka ne do ta themi tonën”, tha Zaev dhe shtoi se më pas vazhdoni t’i informoni.

Për referendumin, kryeministri tha se opozita nuk e ka thënë qëndrimin e vet dhe prandaj kanë vendosur të jetë konstruktiv.

“Të ishte opozita publike madje edhe kundër, ne do të shkonim në referendum të detyrueshëm. Në rrethana të tilla disa kanë vendosur të votojnë për, disa kundër dhe disa të mos votojnë”, tha Zaev.

Ai theksoi se e kritikojnë pse është tolerant kundër opozitës dhe shtoi, që kritikëve u them konsensus do të na duhet, çështje të rëndësishme zgjidhen.

“Jam i vetëdijshëm se nuk kam 80 deputetë. Bëra gjithçka që munda të bëj për të pasur proces inkluziv. Sot sjellim vendim për të dhënë shans që të hapet procedura, ndërsa në fund nuk duhet t’i votojmë ndryshimet kushtetuese nëse diçka është rrezikuese dhe e fshehtë. Kush na ka dhënë të drejtë unë dhe Dimitrov të përgatisim amendamente. ne nuk guxojmë të prekim derisa Parlamenti nuk lejon, se atëherë do ta dhunojmë demokracinë dhe procedurën në shtet. Premtoj se së bashku do t’i punojmë me të gjithë ju. Nëse nuk dakordohemi keni të drejtë të mos i votoni”, potencoi Zaev.

Theksoi se beson se flasin për të njëjtat punë – të konfirmohet identiteti, gjuha, anulimi i plotë nëse nuk konfirmohet marrëveshja nga pala greke.