Kuvendi i Kosovës miraton në parim buxhetin, opozita nuk voton

Me 59 vota pro, dy abstenime dhe asnjë votë kundër Kuvendi i Kosovës miratoi ne parim buxhetin për vitin 2025 në vlerë mbi 3.6 miliardë euro. Partitë opozitare nuk morën pjesë në votim.

Marketing

Lëvizja Vetëvendosje kërkoi që shqyrtimi i dytë të bëhet në mënyrë të përshpejtuar më datë 21 nëntor në ora 10:00 duke iu lënë mundësi deputetëve që të propozojnë amendamente vetëm për dy ditë, deri më 13 nëntor pasi ky projektligj duhet të shqyrtohet edhe në komisionet funksionale parlamentare, shkruan A2.

Partitë opozitare PDK, LDK dhe AAK kanë kundërshtuar këtë propozim duke thënë se nuk ka asnjë urgjencë që buxheti ti shmanget procedurave të zakonshme pasi rregullorja i jep mundësi që shqyrtimi i dytë të bëhet deri më 22 dhjetor.

Opozitarët thanë se mazhoranca ka frikën se do ta humbë edhe ndonjë deputetë dhe kështu të mos e ketë kuorumin prej 61 votash për votim.

Megjithatë mocioni për shmangen e afateve të rregullores kaloi me 60 votat e mazhorancës dhe një abstenim që vendosi që buxheti në lexim të dytë të shqyrtohet më 21 nëntor.