Kuvendi i Maqedonisë së Veriut nuk do të punojë nga 1 prilli

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk do të punojë nga 1 prilli, kur fillon fushata parazgjedhore për zgjedhjet presidenciale.

Marketing

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, thotë se kjo është një praktikë e zakontë që Kuvendi të mos mbajë seanca në atë periudhë, por lë mundësi të thirrë seancë nëse paraqitet nevojë e menjëhershme.

Ai në takimin e sotëm me mediat theksoi se nëse në raundin e dytë zgjedhor nuk ka census dhe nuk zgjidhet presidenti i ri i shtetit, sipas Kushtetutës kryetari i Kuvendit e kryen detyrën në periudhë prej të paktën gjashtë muaj. Ndërkohë, ai tha përsëritet procedura për zgjedhjen e presidentit të shtetit, gjegjësisht shpallen zgjedhje të reja.

Ky rast Xhaferi tha se është paraparë në Kushtetutë, siç është parashikuar dhe çfarë ndodh nëse në çfarëdo baze presidenti i shtetit të pengohet ta kryejë funksionin.