Kuvendi i RMV-së cakton seancën për formimin e qeverisë

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi ka caktuar seancën për zgjedhjen e Qeverisë së re për ditën e shtunë në ora 11:00.

Marketing

Mandatari dhe lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, dje ka dorëzuar në Kuvend propozimin për përbërjen e qeverisë dhe programin e punës së saj.

Rregullorja e Kuvendit parasheh që seanca për zgjedhjen e Qeverisë të zgjasë më së shumti dy ditë.

Mandatari shpjegon programin dhe propozimin për përbërjen e Qeverisë, pas së cilës do të debatohet në Kuvend.

Votimi për zgjedhjen e Qeverisë bëhet sipas propozimit për përbërjen e Qeverisë në tërësi, me votim publik. Votimi bëhet pas përfundimit të debatit, më së voni deri në orën 24:00. Qeveria zgjidhet nëse shumicën e numrit të përgjithshëm të deputetëve.

Kryetari i Kuvendit e njofton Presidentin e Republikës për zgjedhjen e Qeverisë.

Qeveria e re e propozuar nga Mickoski do të ketë 24 anëtarë. Përveç kryeministrit do të jenë edhe 23 zëvendëskryeministra dhe ministra të tjerë, 20 prej të cilëve janë me resor.