Kuvendi i zgjodhi Ilir Demirin dhe Naim Bajramin ministra të Shëndetësisë dhe të Shoqërisë Informatike

Kuvendi sot pasdite, në kuadër të mbledhjes së 143-të, i zgjodhi Ilir Demirin dhe Naim Bajramin për ministra të Shëndetësisë dhe Shoqërisë Informatike dhe Administratës në vendin e bashkëpartiakëve të tyre Fatmir Mexhiti dhe Azir Aliu të cilët të premten ishin shkarkuar me propozim të kryeministrit Talat Xhaferi.

Marketing

Edhe Demiri edhe Bajrami janë zgjedhur me 63 vota “për”, asnjë kundër dhe të përmbajtur. Pas zgjedhjes, ata dhanë deklarata solemne.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së gjatë diskutimit, i cili u zhvillua në zënka partiake, vlerësuan se zgjedhja e ministrave të rinj nuk ka logjikë, sidomos tani, siç thanë ata, pak para zgjedhjeve. Këtë zgjidhje ata e cilësuan si “cirk që quhet qeveria e BDI-së dhe LSDM-së”.

Kërkesa për shkarkimin e Mexhitit dhe Aliut erdhi pasi ata e mbështetën kryetarin e Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari, i cili paralajmëroi se në zgjedhjet e ardhshme do të shkojë me opozitën shqiptare. Kryeministri Xhaferi të premten sqaroi se arsye për shkarkimin nuk është profesionalizimi i Mexhitit dhe Aliut, por ajo që ligjërisht nuk mund të ketë dy subjekte opozitare në Qeveri.

Pas zgjedhjes së dy ministrave, ishte marrë edhe Vendim për ndryshimin e Vendimit për vërtetim të përbërjes së Këshillit Buxhetor të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut pas çka kryetari Jovan Mitreski e ndërpreu seancën dhe tha se për vazhdimin deputetët do të njoftohen në vazhdim.