Kuvendi miratoi buxhetin për vitin 2022

Me 63 vota PËR, 36 KUNDËR dhe asnjë i përmbajtur, deputetët e votuan buxhetin për vitin 2022. Qeveria vitin e ardhshëm në arkën e shtetit planifikon të grumbullojë 3.9 miliardë euro, por në të njëjtën kohë të shpenzojë 4.4 miliardë euro.

Marketing

Deficiti buxhetor për vitin 2022 do të tejkalojë 500 milionë euro dhe do të financohet me huamarrje brenda dhe jashtë vendit. Rritje më të madhe prej 27% ka te investimet kapitale, për çka janë ndarë 615 milionë euro.

Si projekte kryesore në buxhet janë planifikuar ndërtimi i autostradave nga Behtel dhe Enka, ndërtimi i qendrave klinike në Shkup dhe Shtip dhe ndërtimi i spitalit në Kërçovë.

Marketing