Kuvendi miratoi mandatet e tetë deputetëve të rinj

Kuvendi I RMV-së sot veroifikoi mandatet e tetë deputetëve të rinj të cilët zëvendësuan deputetët që morën detyra në qeveri.

Marketing

Me 76 vota “pro” dhe pa asnjë “kundër” apo “abstenim”, deputetët në seancën e sotme plenare verifikuan mandatet e tetë deputetëve të rinj.

Emrat e tetë deputetëve të rinj i përcaktoi Komisioni Parlamentar për Rregullore dhe Çështje të Imuniteti, i cili, nga ana tjetër, miratoi raportin e Komisionit Shtetëror Zgjedhor me propozim për të verifikuar mandatin e deputetëve të zgjedhur nga lista e kandidatëve.

Dragan Nedeljkoviq nga koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE në Njësinë Zgjedhore 1 zëvendëson kryeministrin Hristijan Mickoski në Kuvend, Velika Stojkova-Serafimovska nga koalicioni VMRO do të zërë vendin e Gordana Dimitrieska-Koçoska, e cila tani është edhe Ministre e Financave nga DPMNE poashtu në njësinë e parë zgjedhore.

Dy deputetë të rinj nga NJZ 1 janë kryetari aktual i Unionit të Forcave të Reja (UFR) të VMRO-DPMNE-së, Sergej Popov dhe Feride Haxhiu nga koalicioni “VLEN”. Popov do të vijë në vendin e ministrit pa portofol Ljupço Dimovski, ndërsa Haxhiu vendin e Izet Mexhitit, i cili tani është ministër i Mjedisit jetësor.

Ministri i Mbrojtjes Vlado Misajsovski u zëvendësua nga Diana Ilievska nga koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE në Njësinë Zgjedhore 2, ndërsa ministrn e Marrëdhënieve ndërmjet Komuniteteve Ivan Stoiljkoviq e zëvendësëson Emilia Angelovën, po ashtu nga njësia e dytë.

Vesna Gjorgjieva nga koalicioni VMRO-DPMNE në njësinë e katërt zgjedhore është deputetja që zëvendëson ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikoloski.

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, zëvendësohet nga Kaltrina Haxhiu nga koalicioni “VLEN” në zonën 6.