Kuvendi miraton dekretet për Olta Xhaçkën dhe Niko Peleshin

Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur pasditen e kësaj të hëne në një seancë të jashtëzakonshme, ku ka miratuar ndryshimet në qeveri të propozuara nga Kryeministri Rama dhe të dekretuara nga Presidenti Ilir Meta.

Marketing

Me 95 vota pro 2 kundër dhe 2 abstenim, Kuvendi ka miratuar shkarkimin e Edi Ramës si ministër i Jashtëm dhe në këtë pozicion është emëruar Olta Xhaçka, që liron postin e ministrit të Mbrojtjes.

Ndërkohë me 94 vota pro 3 kundër 3 abstenim Kuvendi ka emëruar Niko Peleshi si ministër të Mbrojtjes.

Marketing