Kuvendi në seancë për Qeverinë, Zaev: Epilog lëndëve të PSP-së, pastrim i gjyqësorit

Mandatari Zoran Zaev, para deputetëve në  ekpozenë e programit qeverisës për mandatin e ardhshëm 4 vjeçar,  paralajmëroi pastrimim të plotë të gjyqësorit, përfundim të lëndëve të PSP-së dhe drejtësi që vlen njësoj për të gjithë.

Marketing
“Gjykatësit për të cilët do të dëshmohet se me vetëdije dhe me qëllim kanë vjetruar lëndë, do të shkarkohen. Lëndët e PSP-së do të duhet të marrin epilog. Vendosim sistem për kontroll të pronës për të gjithë funksionarët. Angazhimi i fuqishëm në luftën kundër korrupsionit është edhe minisitri i ri për luftë kundër korrupsionit.”, tha Zaev.