Kuvendi online, Xhaferi ende diskuton me koordinatorët e grupeve parlamentare

Kryeparlamentari Talat Xhaferi ende po zhvillon takim me koordinatorët e grupeve parlamentare, ku përveç aktiviteteve të rregullta të Kuvendit, pritet të diskutohet edhe për mundësinë e zhvillimit të seancave në formë online.

Marketing

Por, nga opozitarja VMRO-DPMNE edhe dje kanë kundërshtuar idenë, pasi siç thonë ajo është anti – kushtetuese dhe do të zbeh debatin në Kuvend.

Nga ana tjetër, krerët qeveritar, kryeministri Zoran Zave, zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi dhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe kanë porositur: Kuvendi të mbajë seancat sikurse Qeveria, online.

Dje nga opozitarja VMRO-DPMNE kanë propozuar që online të kyçen vetëm deputetë e infektuar, pasi me dy rastet e fundit mungon edhe shumica parlamentare për të miratuar ligje./TV21

Marketing