Kuvendi, për gjashtë muaj ka miratuar 178 ligje

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë e hartoi numrin e nëntëmbëdhjetë të publikimit “Deputeti im”. Në të është përmbajtur raporti për punën e të zgjedhurve të popullit për periudhën prej 1 janarit deri më 30 qershor 2018.
Në këtë periudhë, gjithsej janë miratuar 178 ligje, 83 nga sfera e ekonomisë, 52 nga sistemi politik dhe 43 ligje nga sfera e veprimtarive publike. Pesë seanca u janë kushtuar pyetjeve të deputetëve.

Marketing

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë nga gushti i vitit 2006, në bashkëpunim me Asociacionin Civil “MOST” e boton rregullisht publikimin “Deputeti im”, që tani tani plotësisht është prodhim i Dhomës Ligjvënëse dhe i shërbimit të Kuvendit. Ky publikim paraqet edhe një instrument përmes të cilit Dhoma Ligjvënëse u afrohet qytetarëve. Njëri nga angazhimet kryesore të Kuvendit është puna transparente dhe llogaridhënëse, si një prej themeleve kryesore në të cilat ndërtohet shoqëria demokratike”, citohet në njoftim.

Marketing