Kuvendi përfundimisht formoi trupat punues

Kuvendi votoi formimin e trupave punues. Vota kundër nuk kishte, ndërsa katër deputet votuan të përmbajtur.

Marketing

“98 vota për. A ka kundër? Nuk ka!”.

Opozita kontestoi propozim vendimin e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime. Sipas tyre, trupat e ri punues duhet të kenë përbërje të re dhe për këtë nevojitet vendim i ri.

Vërejtja jonë është se keni një lëshim në procedurë. Pse sillni vendim të ri për të zgjedhur nënkryetarë Kuvendi, nëse mund të thirreni në vendimin e përbërjes së kaluar, sikur në këtë rast – tha Nikolla Micevski, Deputet i VMRO-DPMNE-së.

Shumica akuzoi opozitën se nuk ka lexuar me vëmendje vendimin.

Në vendim shkruhet “Edhe vendimi për trupat e përhershëm punues në Kuvend, Gazeta Zyrtare me numër rendor 16-17 etj -deklaroi Jovan Mitrevski, deputet i LSDM-së.

Kryetari i Kuvendit ndërhyri duke cituar Rregulloren, por deputetët e opozitës tentuan të ilustrojnë lëshimin e Komisionit amë me shembuj konkret.

Nuk mundet Talat Xhaferi ta lidh kollaren, pa e vesh këmishën.
Mos u bëj aq i sigurt Milloshoski!

Mundesh, por do të dukesh qesharak. Kështu është edhe propozim vendimi juaj.

Në rend dite ishte edhe verifikimi i mandatit të deputetes Emilija Rambabova në vend të Jagoda Shahpaskas e cila tashmë është zgjedhur ministre për Punë dhe politikë sociale. Konfirmimi i gjendjes së jashtëzakonshme nuk u diskutua. Shumica parlamentare akoma nuk ka siguruar 2/3 e votave të nevojshme për miratimin e tyre.