Kuvendi sot pritet të miratojë pensionet sociale 100 euro dhe ndihmat sociale deri në 200 euro

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot në rend dite do të ketë pakon e ligjeve sociale. Kryeparlamentari Talat Xhaferi theksoi se sot vazhdon seanca e 98 për propozim-ligjin për tatimin e vlerës së shtuar dhe për punësimin dhe sigurimin në rast papunësie, të dyja në lexim të parë.

Marketing

Ndërsa pas kësaj do të vijoj seanca e radhës për pakon sociale. Me pakon e ligjeve sociale, për të gjithë të moshuarit mbi 65 vjetë që nuk kanë plotësuar vitet për përfitimin e pensionit do të jepen nga 6100 denarë. Kusht për këtë kategori është që të kenë jetuar së paku 15 vitet e fundit në Maqedoninë e Veriut. Ndërsa ndihma sociale do të shënojë rritje deri në 200 euro për një familje katër anëtarëshe, por rritje edhe për kategoritë e tjera.

Marketing