Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot në seancën e 110-të duhet të zgjedh dy ministra dhe tre zëvendësministra që i ka propozuar kryeministri Zoran Zaev.
Niona Angellovska është propozuar ministre e re e Financave, ndërsa Hysen Xhemaili ministër pa dikaster i angazhuar për përmirësim të klimës investuese.
Për zëvendësministër të Ekonomisë është propozuar Kirill Kolemishevski, për zëvendësministre të Arsimit dhe Shkencës, Elizabeta Naumovska, ndërsa Nexhad Mehmedoviq zëvendësministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive.
Deputetët në seancën e sotme duhet të zgjedhin edhe zëvendësguvernator të ri të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për çka është propozuar Fadil Bajrami.