Kuvendi vazhdon debatin për ndryshimet kushtetuese

Kuvendi sot do ta vazhdojë seancën e 64 me diskutimin për draft-amendamentet tjera që kanë të bëjnë me ndryshimin e Kushtetutës.

Marketing

Dje deputetët e Kuvendit të Maqedonisë miratuan me 65 vota “për” dhe 18 kundër amendamenti që parashikon futjen e marrëveshjes Kornizë të Ohrit në Preambulën e Kushtetutës dhe ndryshimin e fjalëve “vendimet e KAÇKM-së” me fjalët “Shpallja nga seanca e parë e KAÇKM-së”.

Në Kuvend është miratuar edhe amendamenti që parashikon ndryshimin e emrit nga Republika e Maqedonisë në Republika Veriore e Maqedonisë.

Deputetët e pozitës dhe opozitës nuk kanë lëvizur nga qëndrimet e tyre “pro” dhe “kundër” Marrëveshjes së Prespës dhe ndryshimit të Kushtetutës.

Marketing