Kuvendi vazhdon seancën e 126-të, shumë pika me procedurë të shkurtuar

Kuvendi sot do ta vazhdojë seancën e 126-të me më shumë pika në rendin e ditës, midis të cilave Propozim-programi për shënim të përvjetorëve jubilarë të ngjarjeve të rëndësishme dhe personaliteteve të shquara në vitin 2020, Propozim-ligjet për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi, si dhe ndryshimet e Ligjit për familjen dhe të Ligjit për mundësi të barabarta të grave dhe burrave, të gjithë me procedurë të shkurtuar.

Marketing

Në rend dite janë edhe më shumë ligje ekonomike, midis të cilave, Propozim-ndryshimi i Ligjit për sigurimin pensional kapital të financuar vullnetarisht, ndryshimet e Ligjit për sigurimin pensional të obliguar kapital, ndryshimet e Ligjit për pagesë të pensioneve dhe kontributeve pensionale nga sigurimi pensional i financuar kapital dhe ndryshimet e Ligjit për marrëdhëniet e punës, të gjitha me procedurë të shkurtuar.