Kuvendi vazhdon seancën për ndërrimin e emrit, mbetet pezull sigurimi i votave

Kuvendi vazhdon seancën për ndryshimet kushtetuese që janë pjesë e Marrëveshjes së Prespës për ndryshimin e emrit Republika e Maqedonisë së Veriut, një kompromis i arritur mes Athinës dhe Shkup në qershor të këtij viti

Marketing

Edhe sot priten fjalime maratonike të deputetëve, që me përfundimin e tyre pritet votimi për nevojën për hapjen e Kushtetutës për miratimin e pakos së ndryshimeve kushtetuese që janë propozuar nga Qeveria në përputhje me Marrëveshjen e Prespës.

Lidhja Social Demokrate Maqedonase (LSDM) i ka bërë thirrje deputetëv etë gjitha partive të mbështesin ndryshimet kushtetuese me qëllim të zhbllokimit të proceseve eurointegruese.

Kryeministri Zoran Zaev bëri thirrje për pajtim dhe falje për ngjarjet e dhunshme të 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë, për të cilën u akuzuan për veprime terroriste dhe rrënim të rendit kushtetues deputetë të opozitës dhe përkrahës të saj.

Por nga VMRO-DPMNE janë kundër, duke theksuar se deputetët e tyre nuk do të mbështesin ndërrimin e emrit përmes marrëveshjes së Prespës.

Në rast nuk sigurohen dy të tretat e votave (80 nga 120 deputetë) për hapjen e Kushtetutës, atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Maxhoranca aktuale LSDM dhe BDI bashkë me Lëvizjen BESA dhe PDSH, por edhe partitë opozitare shqiptare Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja BESA e Kasamit kanë 72 deputetë, ndërsa do ti duhen edhe 8 deputetë të VMRO-DPMNE për të votuar pro ndryshimeve kushtetuese.