Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Komunën e Dollnenit në mënyrë unanime zgjodhi kryetarin e ri Urim Ibeski dhe 17 anëtarët e kryesisë së kësaj degës.
Kryetari Urim Ibeski u falënderua për besimin e dhënë dhe u shpreh se do të vazhdoj të punojë me të gjithë anëtarësinë dhe simpatizantët e BDI-së duke i sjell fitore të reja në ciklet zgjedhore.
Të pranishëm në këtë Kuvend Zgjedhor në Komunën e Dollnenit ishin anëtar të kryesisë së BDI-së, koordinatori për zgjedhje në degën e Dollnenit, Musa Ibrahimi dhe nënkryetari i partisë Izet Mexhiti, ku ky i fundit tha se Bashkimi Demokratik për Integrim me sukses është duke bërë zgjedhjen e kryesive të reja në Degët e kësaj partie në mbarë vendin me sukses, me çka tregon se kjo parti ka mbështetje , ka besimin e ndërtuar për 18 vite dhe me këtë i jepet një shtytje e madhe partisë e cila ka afruar proceset për aderim të vendit tonë në NATO dhe BE.