“Ky album është dritë dhe shpresë për të jetuar jetën”, Elvana Gjata lanson albumin në orën 19:00

14:57 | 16 Prill 2021

Foto: Instagram

Marketing

Elvana Gjata sot po sjell albumin e saj të shumëpritur.

Elvana Gjata është shumë aktive me mbrëmje muzikore gjatë kësaj periudhe, shkruan lajmi.net.

Ajo i jep rëndësi të madhe paraqitjes së jashtme çdo herë, gjë për të cilën merr vazhdimisht komente pozitive.

Ajo sot ka ndarë në profilin zyrtar të Instagramit pjesë nga kënga e saj e re ku edhe zbuloi se albumi lansohet sot në orën 19:00, kështu duke shfrytëzuar rastin për t`iu kushtuar disa fjalë ndjekësve të saj.

“E di qe te gjithe kemi kaluar kohe te veshtira me veten,familjen dhe te afermit tane. Ky album eshte drite dhe shprese per te jetuar jeten!”, shkroi Elvana.

Ky postim i Elvanës bvri që fansat e saj të vërshojnë pjesën e komenteve duke u treguar të lumtur për publikimin e këngëve të shumëpritura./Lajmi.net/