Keylor Navas mund t’i bashkohet Paris Saint Germian këtë verë raporton ‘Marca’.
Portieri kilian do të largohet nga Real Madrid, me Thibaut Courtois që mbetet preferenca e parë e trajnerit Zinedine Zidane.
Media spanjolle ‘Marca’ shkruan se Navas mund të jetë në rrugë për t’iu bashkuar PSG-së, për të zëvendësuar Gianluigi Buffonin.
PSG të mërkurën ka njoftuar se ka vendosur të mos i vazhdojë kontratën portierit italian, që pati një aventurë prej një viti në Ligue 1.
Navas 32 vjeçar, është pjesë e Real Madrid që nga viti 2014, ku ka regjistruar 104 paraqitje, e duke fituar katër Liga të Kampionëve.