Një shqiponjë e kombinuar në flamurin aktual të Maqedonisë me disa modifikime të bëra është flamuri i ideuar nga një vullnetar amerikan nga misioni Peace Corps në Maqedoni.
Bëhet fjalë për amerikanin Conner Andersson, i cili gjatë dy viteve të fundit ka kontribuar në komunën e Tearcës me projekte konkrete përmes Peace Corps.
“Për punët e deritanishme të përbashkëta te realizuara i jemi mirënjohës. Andersoni na nderoj me një propozim flamur për gjithë qytetaret e Republikës së Maqedonisë se si duhet te duket flamuri i Republikes se Maqedonisë.”, ka shkruar kryetari i komunës së Tearcës, Isen Asani.