Ky është 22 vjeçari që u ekstradua nga Gjermania, dyshohet për vrasjen në Kaçanik

Autoritetet gjermane kanë ekstraduar sot në aeroportin e Prishtinës njërin nga të dyshuarit për vrasje të rëndë në Kaçanik. Rast ky që kishte ndodhur me 10 maj 2022, në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik, saktësisht tek vendi i quajtur “Fusha Pajtimit’’.
Personi i ekstraduar është 22 vjeçari Lirim Tusha, i cili u arrestua në Gjermani disa ditë më parë.

Marketing

Kapet i dyshuari për vrasje në Kaçanik, ekstradohet nga Gjermania në Kosovë

Tusha dyshohet se kishte kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” në bashkëpunim me Hyqmet Qorrin, duke përdorur armë zjarri.

Vrasja e biznesmenit në Kaçanik – Policia kërkon ndihmë për t’i kapur autorët e krimit (FOTO)

Ata dyshohen të kenë vrarë 31 vjeçarin Hasan Berisha, teksa plagë të rënda trupore i kanë shkaktuar 34 vjeçarit Kastriot Berisha.

Shpallja në kërkim e Tushës ishte bërë me autorizim të Prokurorisë Themelore të Ferizajt, teksa nën dyshimin se ai kishte dalur jashtë vendit, Gjykata Themelore e Ferizajt kishte vendosur të lëshonte letër-rreshtim ndërkombëtar.

Në kërkim vazhdon të mbetet i dyshuari tjetër në këtë rast, Hyqmet Qorri.

Marketing