Ky është 30 vjeçari që u mbyt sot nga lisi në Prishtinë

Si pasojë e reshjeve të shiut dhe erërave të forta, një lis u rrëzua sot në lagjen Pejton të Prishtinës.

Marketing

E pikërisht në atë moment përgjatë trotuarit të kësaj ane po kalonte një 30 vjeçar.

Sipas raportimeve të para, 30 vjeçari që humbi jetën në këtë rast është Erdin Haxhiu nga Komuna e Podujevës.

Pas vdekjes së Haxhiut pati shumë reagime, ku ndër të tjerash shprehën ngushëllime për familjarët e tij.

Në vendin e ngjarjes kur edhe ndodhi fatkeqësia ishte edhe një grua tjetër.

E njëjta njoftohet të ketë pësuar lëndime trupore dhe ajo po vazhdon të mjekohet në kuadër të QKUK-së.

Pas marrjes së informatës në vendin e ngjarjes kishin arritur të gjitha ekipet emergjente, por 30 vjeçari veçse kishte ndërruar jetë.

Marketing