Ky është bilanci me Kovid 19 në Kosovë

Autoritetet Shëndetësore në Kosovë bëjnë me dije se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 5 persona dhe janë konfirmuar të infektuar me koronavirus 160 qytetarë.

Marketing

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë bën me dije gjithashtu janë shëruar 1.039 persona nga koronavirusi, ndërsa 6.700 të tjerë janë ende aktivë.

Prej shpërthimit të pandemisë në mars të vitit 2020, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar mbi 159.000 raste të infektimit.

Prej tyre 2.917 persona kanë vdekur.