Ish-polici që vrau George Floyd po mbahet në një burg të sigurisë së lartë, gjersa po pret dënimin e tij, pasi u shpall fajtor për akuzën e vrasjes disa ditë më parë nga gjykata.
45-vjeçari Derek Chauvin ndodhet në burgun Oak Park Heights, në Minesota, ku i është rezervuar një qeli më vete, për ta ruajtur nga të burgosurit e tjerë.
Sipas “New York Times”, ai mbahet i izoluar 23 orë në ditë, në një burg që ka kamera në çdo qeli, ndërkohë që gardianët kontrollojnë qelitë çdo gjysmë ore.
Burgu ku po pret dënimin Derek Chauvin është një nga më të sigurtët në SHBA, duke mos pasur asnjë rast arratisjeje.